Jonathan David ka konfirmuar zyrtarisht se do të largohet nga Lille si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, ndërsa klubet e mëdha janë vënë pas tij.
Sulmuesi kanadez, i cili ka shkëlqyer në Ligue 1 gjatë pesë viteve të tij me klubin francez, ka vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierë, duke tërhequr vëmendjen e disa prej gjigantëve të futbollit evropian.
“Çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Është koha për të thënë lamtumirë. Kam pasur pesë vite të mrekullueshme, të gjithë më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë dhe shpresoj se jua kam shpërblyer me kënaqësi bujarinë tuaj”.
“Tifozëve, faleminderit që keni qenë gjithmonë aty, duke më ndihmuar edhe në kohë të vështira. Do t’ju mbaj gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar David në një postim emocional në Instagram.