“Jo, jo, haram”: Lojtari i Bayern-it shmanget nga spërkatja me birrë për arsye fetare

Futbollisti i Bayern Munich-ut, Sacha Boey, festoi dje titullin e kampionit të Gjermanisë me klubin e tij të njohur, por nuk pranoi ta shënojë fitoren me alkool.

Në Gjermani është traditë që titujt të festohen me birrë, ku lojtarët spërkasin njëri-tjetrin, por mbrojtësi i skuadrës bavareze nuk deshi të bëhej pjesë e kësaj zakoneje.

“Jo, jo, haram”, dëgjohej teksa Boey përpiqej të largohej nga shokët e ekipit që po festonin në Allianz Arena.

Çfarë ndodhi gjatë festës, mbrojtësi francez e ndau edhe në profilin e tij në Instagram pas ndeshjes.

Siç dihet, ky 24-vjeçar është mysliman dhe i ndalohet konsumimi i pijeve alkoolike, gjë që ai e respektoi edhe gjatë festimeve për titullin e klubit nga Mynihu.

Përndryshe, Boey iu bashkua Bayernit në janar të vitit 2024 nga Galatasaray për 30 milionë euro dhe këtë sezon ka regjistruar dy asistime në 16 ndeshje për bavarezët.

Kategoritë
Sport