“Jetman-i” Vincet Reffet humb jetën aksidentalisht gjatë stërvitjeve

“Vince ishte një sportist i talentuar dhe anëtar shumë i dashur dhe i respektuar i ekipit tonë”, u shpreh Jetman Dubai.

Kaskaderi francez dhe sportisti i sporteve ekstreme, Vincent Reffet humbi jetën në një incident gjatë stërvitjes në Dubai, njoftoi ekipi i tij në një deklaratë.

I njohur si “Jetman”, 36 vjeçari Reffet, ishte pjesë e ekipit “Jetman Dubai” dhe i famshëm për kërcimet-BASE nga ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa si dhe vargmalet e Alpeve.

“Me një trishtim të paimagjinueshëm njoftojmë për vdekjen e Jetman Pilot, Vincent (Vince) Reffet, i cili humbi jetën mëngjesin e 17 nëntorit gjatë trajnimit në Dubai”, tha “Jetman Dubai” në një deklaratë.

“Vince ishte një sportist i talentuar dhe anëtar shumë i dashur dhe i respektuar i ekipit tonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të”, shtoi ai.

Kategoritë
BotaLajme