Jep dorëheqje kryediplomati i Armenisë

Dorëheqja vjen disa ditë pas një armëpushimi të arritur në rajonin që u pushtua nga Armenia për gati tre dekada. Ndalimi i luftimeve gjerësisht konsiderohet një fitore për Azerbajxhanin

Ministri i Punëve të Jashtme i Armenisë, Zohrab Mnatsakanyan, dha dorëheqje pas një mosmarrëveshje mbi Malësinë e Karabakut me kryeministrin Nikoll Pashinyan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dorëheqja e kryediplomatit Mnatsakanyan u njoftua në një postim në rrjetet sociale nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Anna Naghdalyan.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Pashinyan tha se negociatat për t’i dorëzuar Azerbajxhanit disa rajone, përfshirë qytetin strategjik Susha, vazhdonin edhe para fillimit të përplasjeve të reja më 27 shtator.

Zëdhënësja Naghdalyan mohoi pretendimet e kryeminsitrit armen, duke theksuar se kjo çështje kurrë nuk ishte në rendin e ditës në asnjë fazë.

Pas deklaratës, kryeministri njoftoi se ka vendosur të shkarkojë kryediplomatin Mnatsakanyan.

Dorëheqja vjen disa ditë pas një armëpushimi të arritur në rajonin që u pushtua nga Armenia për gati tre dekada. Ndalimi i luftimeve gjerësisht konsiderohet një fitore për Azerbajxhanin.

Armenët po ashtu kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Pashinyan për “pranimin e humbjes”.

Kategoritë
BotaLajme