Java e Kuzhinës Turke, shfaq shijet lokale të Türkiyes anembanë globit

Java e cila u shpall në bazë të librit “Kuzhina turke me receta shekullore” e përgatitur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Türkiyes shpalos kuzhinën e lashtë turke.

Nën drejtimin e zonjës së parë të Türkiyes, Emine Erdoğan, në datat 21 deri më 27 maj 2024 po mbahet Java e tretë e Kuzhinës Turke, me qëllim të promovimit të pasurisë së gastronomisë turke në vende të ndryshme të botës.

Java e cila u shpall në bazë të librit “Kuzhina turke me receta shekullore” e përgatitur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Türkiyes shpalos kuzhinën e lashtë turke.

Kjo ngjarje e rëndësishme shtatë-ditore përmban receta unike nga kuzhina turke ndërsa thekson qëndrueshmërinë e një tradite të vjetër kulinarie ku tenxheret kanë zier me filozofinë e “zero mbeturinave për mijëvjeçarë”.

Receta të shijshme, të shëndetshme, tradicionale turke do të vihen në pah me aktivitete të ndryshme të mbajtura në kuadër të Javës së Kuzhinës Turke, ku tema e këtij viti shfaq shijet e Egjeut, një shkrirje e shijshme e historisë, kulturës dhe natyrës.

Ngjarjet me menu të stilit Egje dhe receta origjinale të përgatitura me produkte nga 81 provinca, po prezantohen ndërkombëtarisht. Ato u ekspozuan në Ambasadën e Türkiyes në Londër, në Paris, në Kajro, në Zambia, e shumë vende të tjera.

Bregdeti Egje i Türkiyes tërheq vëmendjen me peizazhin e tij të mrekullueshëm dhe historinë e rrënjosur thellë, si dhe me kulturën e tij të ushqimit të shëndetshëm, ku për shkak të vlerave që ka, në vitin 2010, UNESCO njohu dietën mesdhetare si një trashëgimi kulturore jomateriale të njerëzimit dhe këto rajone bregdetare janë të famshme për perimet, pemët shekullore dhe vajin e ullirit.

Kuzhina turke është një nga top-kuzhinat botërore dhe java e kuzhinës turke shënohet çdo maj me ngjarje të ndryshme në Türkiye dhe jashtë vendit.

Kategoritë
BotaLajme