Jashari mban premtimin, paguan shujtat për mësimdhënësit në komunën e Skënderajt

Kryetari i Skënderaj Bekim Jashari, ka treguar se prej sot ka filluar pagesa e shujtave për mësimdhënësit, që pritet të zgjasë për 3 vite

Përmes një postimi në Facebook, Jashari tha se sot ka filluar ekzekutimi i pagesave për shujtat e mësimdhënësve dhe brenda një jave pritet të përfundojnë këto pagesa.

E gjithë kjo sipas Jasharit pritet të kushtojë rreth 800 mijë euro për 3 vite.

‘’ Pas miratimit të vendimit tonë për realizimin e pagesave për shujtat e mësimdhënësve dhe pas dilemave që kishte krijuar në lidhje me këtë Ministria e Financave, me përkushtimin tonë sot ka filluar ekzekutimi i pagesave për shujtat e mësimdhënësve dhe kështu brenda 1 jave do të përfundojnë pagesat për të gjithë mësimdhënësit e komunës sonë’’, shkroi Jashari.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Edhe një premtim i realizuar, për mësimdhënësit tonë

Pas miratimit të vendimit tonë për realizimin e pagesave për shujtat e mësimdhënësve dhe pas dilemave që kishte krijuar në lidhje me këtë Ministria e Financave, me përkushtimin tonë sot ka filluar ekzekutimi i pagesave për shujtat e mësimdhënësve dhe kështu brenda 1 jave do të përfundojnë pagesat për të gjithë mësimdhënësit e komunës sonë.

Shuma totale e këtyre shujtave për 3 vite arrin në rreth 800 mijë euro.

Me këtë rast kërkoj nga mësimdhënësit më shumë angazhim në edukimin e mirëfilltë të brezave të rinj, për të kontribuar kështu në zhvillimin e shtetit tonë.

Urime!’’

 

Kategoritë
LajmeVendi