Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7.1 shkallë të Rihterit, ndodhi në afërsi të Fukushimës – pamjet që tregojnë se gjithqka lëkundej

Një termet me fuqi shkatërruese prej 7.1 shkallë të Rihterit, ka goditur 60 kilometra larg bregut të prefekturës së Fukushimës në Japoni.

Deri më tani nuk është lëshuar alarmi për ndonjë cunami të mundshëm, por banorëve që jetojnë pranë ujit u është thënë të ngjitën nëpër kodra, transmeton Telegrafi.

Nuk ka ndonjë raportim për dëmet apo të lënduar. Fukushima gjendet në rajonin e Tohokut në ishullin Honsh. Ky ishull gjatë 11 marsit të vitit 2011, ishte goditur nga një cunami dhe më pas nga një tërmet që shkaktoi avari në centralin bërthamor në Fukushima.

Tërmeti asokohe kishte një fuqi shkatërruese prej 9.3 shkallë të Rihterit – e dallgët në det ishin mbi 16 metra të larta, duke e përmbysur tërë ishullin japonez dhe duka ia marrë jetën 19 mijë personave.

Pamjet amatore të publikuara më poshtë, tregojnë momentin kur gjithçka brenda ambienteve të mbyllura dridhet dhe krijohet një moment paniku.

 

Kategoritë
BotaLajme