Japoni, një familje jetonte bashkë me 164 qen në një shtëpi 30 metra katrorë

Fqinjët u ankuan për një çift që jetonin së bashku me 164 qen në një shtëpi një katëshe prej 30 metra katrorë.

Një familje në qytetin Izumi të Japonisë ka jetuar bashkë me 164 qen në një shtëpi prej 30 metra katrorësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat kombëtare, fqinjët u ankuan për një çift që jetonin së bashku me 164 qen në një shtëpi një katëshe prej 30 metra katrorë.

Zyrtarët shëndetësorë që shkuan për inspektim vëzhguan trupat e dobët dhe mjedisin parazitar të qenve që jetonin nën karrige, lavamanë, midis tavolinave dhe rafteve në shtëpinë njëkatëshe.

Sagami Kunihisa, një ndër menaxhuesit e fondacionit dashamirë të kafshëve, Doubutsu Kikin tha se edhe oborri i shtëpisë ishte i mbushur me jashtëqitje.

Për arsye se qentë kanë konsumuar jashtëqitjet e tyre janë parazituar. Fondacioni e cilësoi si “një abuzim i dukshëm i kafshëve”.

Familja pranoi që qentë t’ia dorëzojë fondacionit. Fondacioni do të dezinfektojë kafshët dhe do t’i dorëzojë ato në strehimoret mbrojtëse të kafshëve në mënyrë që të marrin ndihmë mjekësore.

Në mediat lokale u raportua se familja mori një qen endacak 30-40 vite më parë dhe se ky qen u shumua me kalimin e kohës, por nuk mund ta sterilizonin për shkak të shpenzimeve.

Kategoritë
BotaLajme