Izraelitët në protestë para ambasadës së SHBA-së në Tel Aviv, kërkojnë përfundimin e luftës në Gaza

Izraelitët iu ankuan presidentit të SHBA-së, Trump për kryeministrin Netanyahu dhe qeverinë izraelite, duke kërkuar që Trump të ushtrojë presion mbi Netanyahun

Në ditën e 600-të të luftës në Rripin e Gazës, izraelitët u mblodhën përpara ndërtesës së ambasadës së SHBA-së në Tel Aviv të Izraelit për të mbajtur protestë duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza dhe kthimin e 58 izraelitëve nga enklava, raporton Anadolu.

Izraelitët iu ankuan presidentit të SHBA-së, Donald Trump për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe qeverinë izraelite, duke kërkuar që Trump të ushtrojë presion mbi Netanyahun.

Një pjesë e popullatës izraelite janë kundër luftës në Gaza dhe mbajnë protesta duke kërkuar përfundimin e luftës gjenocidale ndaj civilëve në Rripin e Gazës.

Kategoritë
BotaLajme