Izraeli kryen sulme ajrore intensive në veri të Gazës

Ushtria izraelite kreu sulme të shumta ajrore në lagjen Beit Hanoun e cila ndodhet në veri të Gazës

Izraeli po kryen sulme ajrore intensive pjesën veriore të Rripit të Gazës nën bllokadë, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite që nga 7 tetori e deri më tani vazhdon të bombardojë ditë e natë Rripin e Gazës në të cilin jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë.

Sulmet izraelite të cilat shënjestrojnë çdo zonë të Gazës, sot pasdite u intensifikuan në veri të rajonit. Ushtria izraelite kreu sulme të shumta ajrore në lagjen Beit Hanoun e cila ndodhet në veri të Gazës.

Për shkak të sulmeve nga shumë zona në lagjen Beit Hanoun është ngritur tymi.

Tymi që ngrihet nga Beit Hanoun mund të shihet edhe nga qyteti Sderot i Izraelit i cili ndodhet në anën përballë kufirit. Po ashtu shpërthimet e shkaktuara nga sulmet mund të dëgjohen deri në Sderot.

Edhe obusët e ushtrisë izraelite kryejnë shpesh sulme në rajon.

Kategoritë
BotaLajme