Izraeli i propozon Hamasit një armëpushim dy mujor

Izraeli u ka paraqitur një propozim terroristëve të Hamasit, përmes ndërmjetësve nga Katari dhe Egjipti, që përfshin një armëpushim dy mujor si pjesë e një marrëveshjeje shumëfazore, raportoi Axios të hënën.

Sipas Reuters, marrëveshja do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të mbajtura në Gaza, shtoi raporti, duke cituar dy zyrtarë izraelitë.

Axios raporton, duke cituar të njëjtat burime, se kabineti izraelit miratoi dhjetë ditë më parë parametrat e një propozimi të ri për një marrëveshje që do të mbulonte pengjet.

Zyrtarët izraelitë thanë se po prisnin një përgjigje nga Hamasi, por theksuan se ishin optimistë të kujdesshëm për mundësinë e përparimit në ditët në vijim.

Sipas propozimit, marrëveshja do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve dhe kthimin e trupave të pengjeve të vdekur, në një proces që do të kryhet në faza të ndryshme.

Kategoritë
BotaLajme