Izraeli bombardoi shtëpinë e gazetarit palestinez në Gaza: I vranë 15 anëtarë të familjes, ai mbijetoi

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur ushtria izraelite bombardoi në mëngjes shtëpinë e gazetarit Osama al-Arbid në lagjen as-Saftawi, në veri të Gazës.

Sipas raporteve, Al-Arbid ka mbijetuar nga sulmi dhe një video dramatike tregon momentin kur ai nxirret nga rrënojat e shtëpisë së tij.

Burime mjekësore i thanë Al Jazeerës se në total të paktën 15 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në këtë zonë që prej orëve të para të mëngjesit.

Thuhet se të gjithë viktimat ishin të afërm të gazetarit Al-Arbid.

Kategoritë
BotaLajme