Izraeli arrestoi 413 palestinezë në muajin nëntor

Në burgjet izraelite ka gjithsej rreth 4.400 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 41 gra dhe 170 të mitur

Forcat izraelite arrestuan 413 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të okupuar në muajin nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kumtesë të përbashkët të disa organizatave palestineze, përfshirë Komisioni i të Burgosurve i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Shoqata Palestineze e të Burgosurve, Shoqata për Mbështetjen e të Burgosurve “Addameer”, Asociacionit “Human Rights” dhe Qendra e Informacionit “Wadi Hilweh”, thuhet se numri më i lartë i arrestimeve u raportua në Kuds, me 157 palestinezë të arrestuar.

OJQ-të palestineze thonë se 49 të mitur dhe 7 gra janë në mesin e atyre që u arrestuan gjatë muajit të kaluar.

Sipas deklaratës, në burgjet izraelite ka rreth 4.400 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 41 gra, 170 të mitur dhe 380 persona që mbahen nën politikën izraelite të ndalimit administrativ pa akuza për gjykime.

Kategoritë
BotaLajme