



Në një postim në rrjetin social X, ai tha se i gjithë Libani duhet të digjet.
“Për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë. I gjithë Libani duhet të digjet! Me gjithë respektin për amerikanët, Izraeli duhet t’ia bëjë të qartë të gjithë botës se gjaku i bijve tanë dhe siguria e qytetarëve tanë nuk mund të sakrifikohen. I gjithë Libani duhet të digjet. Detyra jonë më e lartë është mbrojtja e qytetarëve të Izraelit dhe ushtarëve të IDF-së, dhe kjo detyrë ka përparësi ndaj çdo konsiderate tjetër”, deklaroi ai.
Ben-Gvir theksoi gjithashtu se ka ardhur fundi i “ping-pongut”.
“I kam thënë kryeministrit, madje edhe në takimet tona private: Për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë. Mjaft më me ping-pongun. Në Lindjen e Mesme nuk fitohet me reagime të matura dhe përmbajtje – duhet të veprohet me forcë. Duhet shkatërruar. Duhet thyer terrori”, përfundoi ministri izraelit.