Italia regjistron numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga COVID-19

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 23.225 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.664.829

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 58.038, me një rekord prej 993 vdekjesh të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 23.225 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.664.829.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 759.982, ndërsa prej tyre, 3.597 pacientë trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 846.809 persona, përfshirë 23.474 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte pritet të mbajë një konferencë shtypi këtë mbrëmje dhe të njoftojë masat kundër koronavirusit që do të zbatohen në vend për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Kategoritë
BotaLajme