Itali, shkon në mbi 40 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve sot kaloi në mbi 400 për herë të parë nga 2 maji, kur ishin raportuar 445 viktima

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 40.192, me 445 viktima në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 34.505 persona u diagnostikuan me COVID-19 në 24 orët e fundit, që është numri më i lartë i rasteve ditore të regjistruara në vend që nga fillimi i pandemisë në shkurt.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i të infektuarve ka arritur në 824.879.

Ndërkaq, numri i pacientëve aktivë me COVID-19 u rrit në 472.348, ndërsa i pacientëve në kujdes intensiv ka shkuar në 2.391.

Numri i të vdekurve sot kaloi në mbi 400 për herë të parë nga 2 maji, kur ishin raportuar 445 viktima.

Nga ana tjetër, vendi ka regjistrur 4.961 të shëruar në 24 orët e fundit, për ta çuar shifrën e përgjithshme të të shëruarve në 312.339.

Duke folur për të dhënat e fundit, Drejtori për Parandalimin e Pandemisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Gianni Rezza, tha: “Të dhënat e sotme nuk po shkojnë mirë. 34.500 raste të reja nuk janë një shenjë e mirë. Po kështu, 445 vdekje janë gjithashtu shumë. Dukej se kishte një rrjedhë të qëndrueshme në ditët e fundit, por të dhënat e sotme po rriten përsëri. Kjo na tregon se virusi vazhdon në një shkallë globale dhe është e nevojshme ta ndalojmë atë”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet