Ismajli: Rënia e numrit të rasteve aktive në Gjilan nuk lejon komoditet

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin të premten për vlerësimin e situatës në dy ditët e fundit.

Nënkryetari Ismajli tha se rënia e numrit të rasteve aktive nuk lejon komoditet, pasi virusi është në mesin tonë.

Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mos grumbullimin.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9629 mostra, 3467 kanë rezultuar pozitivë, 3258 janë shëruar, 107 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 108 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 23 persona dhe 155 mostra në pritje për rezultat.

Kategoritë
LajmeVendi