Ismaili: Sigurimi i barnave nga shteti ua lehtëson barrën e madhe financiare qytetarëve me kancer

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se në Ditën Botërore kundër kancerit, duhet të bashkohemi të gjithë që të japim kontributi në luftimin e kësaj sëmundje.

Kandidati për deputet i PDK-së, Ismaili tha se gjatë mandatit të tij si ministër, ka përfshirë ne listën esenciale një ndër terapitë më të fundit e më efikase për luftimin e kancerit.

Tutje, ai thotë se është i dëshpruar që qeveritë pasardhëse nuk e kanë bërë të njëjtën gjë.

“Në Ditën Botërore kundër kancerit, duhet të bashkohemi të gjithë që të japim kontributin tonë në luftimin e kësaj sëmundje. Gjatë mandatit tim si Ministër i Shëndetësisë, për herë të parë kishim përfshirë në Listë Esenciale imunoterapinë, një ndër terapitë më të fundit e më efikase për luftimin e kësaj sëmundje. Më vjen keq që qeveritë pasardhëse nuk i blenë asnjëherë këto barna. Sigurimi i barnave nga shteti ua lehtëson barrën e madhe financiare qytetarët tanë. #Rimëkëmbje”, tha ai

Kategoritë
LajmeVendi