Ish-presidenti amerikan Biden: Liderët evropianë më kërkojnë këshilla në epokën e re të Trumpit

Biden paralajmëroi për çështjen e “rreziqeve që do të shkaktojë tërheqja e SHBA-së nga skena botërore”

Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se që nga largimi nga detyra në janar, u ka dhënë këshilla disa udhëheqësve evropianë që kanë kërkuar ndihmën e tij në lidhje me administratën aktuale të presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës “Wall Street Journal” (WSJ), Biden në një fjalim gjatë një konference të organizuar nga Shoqata për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore SHRM me seli në SHBA, vlerësoi administratën e Trumpit.

“Po ndryshojnë me shpejtësi shumë gjëra të cilat mendoj se i ndryshova në vend dhe për të cilat kam bërë shumë përpjekje”, theksoi Biden.

Duke argumentuar se NATO u forcua ndjeshëm gjatë mandatit të tij, Biden tha: “Disa udhëheqës evropianë më kanë telefonuar dhe kanë kërkuar të ndërhyjë ndaj çështjes”.

Ai potencoi se nuk mund të ndërhyjë ndaj kësaj çështjeje, por u ka dhënë këshilla liderëve.

Gjithashtu Biden paralajmëroi për çështjen e “rreziqeve që do të shkaktojë tërheqja e SHBA-së nga skena botërore”.

Kategoritë
BotaLajme