IPK rekomandon suspendimin e dy policëve, dyshohen se tejkaluan autorizimet gjatë përdorimit të forcës

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarvëe policorë, me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës. Kjo pas një informacioni që ka pranuar dje nga Policia e Kosovës në Suharekë, lidhur me një ankesë nga një qytetar, raporton Express.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e mbrëmjes kur policia kishin reaguar në një incident në Suharekë.

Në njoftim thuhet se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

“Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe duke dalë në vendin e ngjarjes. Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj dy zyrtarëve policorë, IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forces”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi