Interneti po zien për një video nga aeroporti: A e goditi Macron-in gruaja e tij me shuplakë?

Në rrjetet sociale po shpërndahet një video e mbërritjes së presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte Macron në Vietnam, e cila ka ngjallur shumë komente dhe spekulime – veçanërisht për shkak të një momenti ku duket sikur Brigitte Macron e godet me shuplakë burrin e saj.

Skena e diskutueshme është regjistruar në aeroportin e Hanoit, ku në video shihet se dera e aeroplanit presidencial hapet dhe Emmanuel Macron, që ende ndodhet brenda avionit, në një moment goditet në fytyrë, çka menjëherë nxiti spekulimet se ishte goditur nga bashkëshortja e tij.

Në rrjetet sociale u shfaqën menjëherë shumë komente dhe teori, ku disa përdorues pretendonin se bëhej fjalë për një përplasje fizike mes çiftit.

Fillimisht nuk pati asnjë reagim nga Pallati Elize, por më pas u lëshua një deklaratë ku thuhej se nuk bëhej fjalë për asnjë grindje, por për një “ngacmim lozonjar”.

Një burim i afërt me presidentin francez deklaroi për mediat se bëhej fjalë për një “konflikt të padëmshëm” dhe sugjeroi se reagimet negative ishin në masë të madhe të nxitura nga “rrethe të orientuara pro-ruse”.

Pavarësisht sqarimeve nga Parisi, videoja vazhdon të tërheqë vëmendje në mbarë botën, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme – nga një shaka e padëmshme deri te një sjellje e papërshtatshme në nivel të lartë diplomatik.

https://www.facebook.com/Gazetaereks/videos/24071504812474693

Kategoritë
BotaLajme