Nëntë punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, të cilët morën pjesë në kurset e gjuhës turke të organizuara në Shkup, i përfunduan me sukses kurset.
Punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut që morën pjesë në kurset e gjuhës turke të organizuara nga Instituti “Yunus Emre” në Shkup morën certifikatat, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e Institutit thuhet se nëntë punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, të cilët morën pjesë në kurset e gjuhës turke të organizuara në Shkup, i përfunduan me sukses kurset.
Në njoftim bëhet e ditur se në ceremoninë e ndarjes së certifikatave, të organizuar në ndërtesën e Ministrisë, morën pjesë koloneli Mentor Saiti, shef i Departamentit për Bashkëpunim Ndërmjet Ushtrive në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, koloneli Kemal Cihan Varol, atashe ushtarak në Ambasadën e Turqisë në Shkup dhe Nursel Tan Elmas, drejtuese e Departamentit të Mësimdhënies së Gjuhës Turke në Institutin “Yunus Emre”.
Në njoftim thuhet se që nga viti 2010, më shumë se 5 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë mësuar gjuhën turke në Institut në Shkup.
“Ne i vazhdojmë aktivitetet tona të mësimdhënies së gjuhës turke në bashkëpunim me institucionet zyrtare të Maqedonisë së Veriut. Vazhdojmë të kontribuojmë në mësimin e gjuhës turke në fusha dhe institucione të ndryshme si dhe në forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe kulturore mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.