Instituti Yunus Emre në Kosovë me kurse hibride të gjuhës turke

Në një njoftim të bërë nga Instituti Yunus Emre – Prishtinë, thuhet se në kohë të pandemisë kanë marrë 1.133 aplikime për kurset online të gjuhës turke.

Instituti Yunus Emre në Kosovë për shkak të rritjes së interesimit ndaj gjuhës turke në vend pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), përveç kurseve online fillon të zbatojë edhe modelin miks hibrid, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të bërë nga Instituti Yunus Emre – Prishtinë, thuhet se në kohë të pandemisë kanë marrë 1.133 aplikime për kurset online të gjuhës turke.

Sipas institutit, fillimisht me 116 nxënës të ndarë në 5 grupe, kanë filluar me modelin hibrid të kursit të gjuhës turke, duke shtuar se po vazhdojnë me përpjekjet e tyre për zgjerimin e këtij modeli.

Më tej në njoftim thuhet se vazhdimi i mësimit të gjuhës turke synon mbështetjen e iniciativave lokale në lidhje me mësimin e gjuhës turke, rritja e numrit të shkollave ku gjuha turke do të jetë lëndë zgjedhëse, sigurimi i standardizimit të mësimit të gjuhës turke si dhe përhapja e qasjes në “Portalin e Gjuhës Turke në Distancë” dhe gjuhës turke.

Instituti në lidhje me zbatimin e këtij modeli, njofton se çdo grup do të ketë nga 2 orë në javë, që mund të rritet deri në 3 orë në varësi të nevojave të grupeve.

Pjesëmarrësit në koordinim me metodat tradicionale të mësimit të gjuhës, do të kenë mundësi në qasjen tek mjetet teknologjike si filma në gjuhën turke me titra, video dhe mjete tjera teknologjike.

Programi do të zbatohet nga qendrat e Institutit në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Kategoritë
LajmeVendi