Zyrtarë të lartë ushtarakë të Indisë dhe Pakistanit pas një bisede telefonike që zhvilluan ranë dakord që të përmbahen nga veprimet agresive dhe të ruajnë armëpushimin
Zyrtarë të lartë ushtarakë të Indisë dhe Pakistanit pas një bisede telefonike që zhvilluan ranë dakord që të përmbahen nga veprimet agresive dhe të ruajnë armëpushimin, transmeton Anadolu.
Gazeta “Indian Express” raporton se gjenerali lejtnant i ushtrisë indiane, Rajiv Ghai dhe gjeneral majori i ushtrisë pakistaneze, Kashif Chaudhry biseduan në telefon.
Në një deklaratë nga ushtria indiane pas bisedës thuhet se palët ranë dakord të përmbahen nga veprimet agresive dhe të ruajnë armëpushimin.
Palët gjithashtu ranë dakord për çështjen e reduktimit të numrit të trupave në vijën kufitare dhe më gjerë.
Ndërkohë, fluturimet kanë rifilluar në 32 aeroporte në veri dhe perëndim të Indisë ku ishin mbyllur për shkak të konfliktit në Xhamu dhe Kashmir.
– Sulmi dhe përleshjet e Indisë
Përleshjet shpërthyen midis palëve pasi India nisi sulme me raketa në territorin pakistanez dhe rajonin Azad Kashmir të kontrolluar nga Pakistani më 6 maj, në hakmarrje për sulmin terrorist në distriktin Pahalgam më 22 prill, në të cilin u vranë 26 persona.
Të dy vendet shpallën armëpushim më 10 maj me ndërmjetësimin e SHBA-së.