Ilham Aliyev vizitoi qytetin e çliruar nga pushtimi armen, Gubadli

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev vizitoi qytetin Gubadli, i cili u çlirua nga pushtimi i Armenisë pas një lufte 44-ditore.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev vizitoi qytetin Gubadli, i cili u çlirua nga pushtimi i Armenisë pas një lufte 44-ditore.

Në imazhet e shpërndara nga bashkëshortja e Aliyev, Mihriban Aliyeva, në llogarinë e saj në Instagram, shihet se Presidenti Aliyev vizoi qytetin me automjetin që e përdori vetë.

lham Aliyev në pamje, duke treguar gjatë rrugës vendbanimet e shkatërruara thotë se të gjitha fshatrat u shkatërruan nga forcat e Armenisë.

“As fashistët nuk kryen një mizori të tillë gjatë Luftës së e Dytë Botërore.” tha Aliyev, duke vijuar me fjalët: “Shikoni me çfarë lloj armiku kemi luftuar. Ne çliruam rajonin tonë dhe Kaukazin nga fashistët. Ne do të rindërtojmë të gjitha këto fshatra. Armiku do të japë llogari për atë që ka bërë. Të gjitha monumentet tona historike dhe fetare u shkatërruan nga armiku. E gjithë bota duhet ta shohë këtë.”

Në një video tjetër të shpërndarë në rrjetet e mediave sociale Ilham Aliyev është takuar me ushtarët në Gubadli.

“Falë heroizmit të ushtarëve tanë, ne i çliruam tokat tona. Karabaku është Azerbajxhan.”, tha ai.

Pamjet tregojnë ushtarët që duartrokasin me entuziazëm Presidentin Aliyev.

Kategoritë
BotaLajme