I dërguari i SHBA-së: Trump do ta shpallë Sirinë “shtet që nuk sponsorizon terrorizmin”

I dërguari i SHBA-së në Siri, Thomas Barrack, tha se qëllimi i presidentit Trump është të fuqizojë qeverinë aktuale të Sirisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së shpejti do ta shpallë Sirinë “një shtet që nuk sponsorizon terrorizmin”, tha i dërguari i SHBA-së në Siri, Thomas Barrack, transmeton Anadolu.

Barrack, i cili mbërriti në Damask të enjten, tha se qëllimi i Trumpit është të fuqizojë qeverinë aktuale të Sirisë.

Më herët këtë muaj, presidenti amerikan urdhëroi heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.

I dërguari i SHBA-së u takua me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, tha agjencia shtetërore e lajmeve SANA, pa dhënë detaje rreth përmbajtjes së takimit.

Kategoritë
BotaLajme