Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për bashkëqeverisje.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar që të bëhet një qeveri e tranzicionit.
Në lidhje me me këtë refuzim për bashkëpunim nga ana e LDK-së, ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.
Humolli tha se tashmë ka ardhur një klasë politik që janë duke bërë lojë me besimin që kanë marrë.
Sipas Humollit të njëjtëve ‘ ju duket sikur historia fillon me ta’
“Ne gjatë luftës kemi qenë më te kujdesshëm me ata që kemi pas dyshime që punojnë me armikun.Tani ka ardhe një klas politike që përvojën e kalueme nuk dinë dhe nuk duan me pa, ju duket sikur historia fillon me ta. Pa dallim janë duke berë loj me besimin që e kan marrë” tha Humolli për “Gazeta Blic”.
Sipas Humolli ‘kjo ‘loj’ me qu letra e me kthy letra me duket se është ofendimi më i madh qe i behet qytetarit’
“Ne mes veti duhet te bisedohet për programet qe do i realizojnë në interes te qytetarëve. Kur bihet dakort për programin atëherë duhet me pa kush është me i thirrun për realizimin e programit. Kjo ‘loja’ me qu letra e me kthy letra me duket se është ofendimi më i madh qe i behet qytetarit” tha Humolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, në përgjigjen që i ka dërguar Kurtit thekson se duke patur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit e sheh të pamudnur bashkëpunimin mes këtyre dy subjekteve politike.
“LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”, thuhet në letër raporton “Gazeta Blic”.