Kurti për median irlandeze: Vuçiqi dërgoi grupe paraushtarake për t’u zënë pritë policëve, ata vranë rreshterin tonë

Kurti për median irlandeze: Vuçiqi dërgoi grupe paraushtarake për t’u zënë pritë policëve, ata vranë rreshterin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën irlandeze “The Irish Times” gjatë kohës kur po merrte pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Dublin nuk e fsheh kënaqësinë për largimin e ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiqit, të cilin e akuzon se gjatë udhëheqjes së tij ka mbikëqyrur një fushatë për destabilizimin e Kosovës.

“Gjatë viteve të fundit, gjatë mandatit të presidentit Vuçiq ata kanë vazhduar të dërgojnë grupe paraushtarake për t’u zënë pritë policëve tanë. Para tri vitesh ata vranë rreshterin tonë të policisë. Presidenti Vuçiq i kishte njerëzit e tij të vegjël të gjelbër’, imituesit e Ëagnerit”, thotë Kurti, duke iu referuar kompanisë ushtarake private ruse.

Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj Kosovës qeveria e re që do të formohet nga lëvizja Lista Studentore.

“Të dish se kush i humbi zgjedhjet nuk do të thotë se e di edhe kush i fitoi ato”, thotë Kurti për median irlandeze,

Sipas Kurtit, Rusia kishte krijuar ndikim të konsiderueshëm në Serbi gjatë kohës së qeverisjes së Vuçiqit.

“Shpresoj që qeveria e re në Serbi të jetë më e orientuar drejt Evropës”, ka potencuar kryeministri kosovar.

Tutje, Kurti ka deklaruar se Kosova e meriton ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se nuk po kërkon trajtim të privilegjuar, por një proces të bazuar në merita.

“As proces të përshpejtuar, as dyer të pasme, as rrugë të shkurtra. Ne kërkojmë një proces të bazuar në merita. Na vini në provë. Procesi i anëtarësimit për ne nuk është më pak i rëndësishëm sesa vetë anëtarësimi, sepse presim që përmes tij t’i përshpejtojmë reformat në administratën publike, në sistemin e drejtësisë dhe në arsim”, potencoi ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi