Hulumtimet e reja në Itali kanë treguar se Venecia do të jetë nën ujë deri në vitin 2150

Shkencëtarët në Itali kanë bërë një studim të madh për gjendjen e Venecias i cili thotë se nëse nuk ka ndryshime të rëndësishme, pjesë të këtij qyteti do të jenë nën ujë deri në vitin 2150.

Studimi u krye nga ekspertë të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), dhe analizoi të dhënat për rritjen e niveleve të baticës.

Venecia ka qenë duke luftuar me përmbytjet gjithnjë e më të shpeshta për dekada. Tani ka një sistem pengesash nga përmbytjet në lagunën e saj, një gji i cekët dhe i mbyllur prej 550 kilometrash katrorë në detin Adriatik verior që rrethon Venedikun dhe ishujt e tij.

Por sipas këtij studimi, kjo nuk do të mjaftojë për të mbrojtur qytetin nga fundosja e vazhdueshme dhe rritja e nivelit të detit.

Kategoritë
BotaLajme