HRW: Arabia Saudite mban në kushte çnjerëzore qindra emigrantë në qendrat e dëbimit

HRW me qendër në New York, në një raport që publikoi bashkë me disa pamje, njoftoi se qeveria e Arabisë Saudite mban në Riad në kushte “diskriminuese dhe çnjerëzore” për t’i dëbuar qindra emigrantë, shumica e të cilëve etiopianë.

Organizata Human Rights Watch (HRW) u bëri thirrje autoriteteve të Arabisë Saudite që t‘i japin fund trajtimit çnjerëzor kundrejt qindra emigrantëve që mbahen në qendrat e dëbimit në kryeqytetin Riad, transmeton Anadolu Agency (AA).

HRW me qendër në New York, në një raport që publikoi bashkë me disa pamje, njoftoi se qeveria e Arabisë Saudite mban në Riad në kushte “diskriminuese dhe çnjerëzore” për t’i dëbuar qindra emigrantë, shumica e të cilëve etiopianë.

Në raport informohet se është biseduar me 7 etiopianë që mbahen në qendrën e dëbimit në Riad dhe me 2 emigrantë indianë që janë dëbuar pas mbajtjes në të njëjtën qendër. Po ashtu bëhet e ditur se emigrantët dëbohen me arsyen sepse nuk kanë leje pune dhe leje qëndrimi.

“Të gjithë emigrantët me të cilët ka kontaktuar HRW u shprehën se autoritetet e Arabisë Saudite i kanë mbajtur në pritje për muaj të tërë në dhoma jo higjienike dhe të mbushura me emigrantët e tjerë numri i të cilëve arrin në 350. Madje që në qendër mbahen për një periudhë më shumë se një vit. Emigrantët kanë shpjeguar se kanë fjetur mbi njëri-tjetrin për shkak se nuk kanë mundur të gjejnë hapësirë për t’u shtrirë. Ndërkohë edhe pamjet e siguruara konfirmojnë deklaratat e dëshmitarëve”, thuhet në raportin në të cilin paraqiten pamje që qindra persona mbahen mbi njëri-tjetrin bashkë me mbeturinat.

“Kanë humbur jetën 3 emigrantë si pasojë e plagëve nga goditjet”

“Ashtu si jemi përballur me sulmet e rojeve me uniforma të ndryshme, kemi qenë të pranishëm se disa nga emigrantët janë goditur me shkopinj hekuri të veshur me plastikë. Emigrantët që mbahen në qendër goditen kur ata shprehin ankesat ose kur kërkojnë mjekim. Një prej emigrantëve në qendër, një etiopian 27 vjeçar është dëshmitar se 3 emigrantë janë vrarë me rrugë të paligjshme. Dy nga tre personat e vrarë kanë humbur jetën menjëherë pas plagëve të marra si pasojë e goditjeve, ndërsa njëri ka humbur jetën më pas”, kanë treguar emigrantët thuhet në raportin në të cilin theksohet se emigrantët përballen me kërcënimet dhe torturat verbale dhe fizike të rojeve në qendrën e dëbimit.

Po ashtu autoritetet e Arabisë Saudite nuk kanë marrë masa për emigrantët që mbahen në qendër pasi tek disa prej tyre janë vërejtur shenja të koronavirusit të ri (COVID-19, njoftohet në raportin ku Arabisë Saudite i bëhet thirrje që të t‘i japë fund praktikave çnjerëzore kundër emigrantëve punëtorë.

Në raport paraqiten edhe deklaratat e Nadiye Hardman, e cila është me detyrë në drejtorinë e HRW për refugjatët dhe emigranët, e cila është shprehur se “Për Arabinë Saudite e cila është një nga vendet më të pasura në botë, nuk mund të ketë asnjë arsye që emigrantët të mbahen për disa muaj në këto kushte, në këtë periudhë ku vazhdon rreziku i pandemisë”.

Kategoritë
BotaLajme