Hoxhaj takoi Ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ambasadorine Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde.

Në takim u diskutua për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit dhe procesin e formimit te institucioneve të reja.

Kryetari Hoxhaj bëri të ditur që PDK do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave demokratike në Kosovë, e mbi të gjitha do ta mbikëqyrë realizimin e premtimeve të qeverisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ndër të tjera, Hoxhaj shtoi që Kosovës i duhet mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në planin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, si dhe çështjet e sigurisë, sundimit të ligjit e arsimit.

Kategoritë
LajmeVendi