Hoti: Masat e reja gjatë festave të fundvitit, gjysmë vjetori i parë përfundon më 18 dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, ka bërë të ditur se masat aktuale do të mbesin në fuqi, duke shtuar se për festat e fundvitit do të ketë masa të reja

Hoti tha se pas vlerësimit të detajuar të situatës, konstatimi i përbashkët është se situata me pandeminë është serioze, por nën kontroll. Ai ka thënë se kanë rritë numrin e stafit shëndetësorë.

Sipas tij 38 përqind e të testuarëve kanë rezultuar pozitiv.

Hoti ka thënë se masat që kanë marrë javën e kaluar kanë dhënë rezultate, por që situata vazhdon të jetë shqetësuese.

“Në bazë të analizimit të dhënave nga IKSHPK-ja është vendosur që masat aktuale të mbesin në fuqi dhe të kemi zbatim rigoroz”, ka thënë Hoti.  Ai po ashtu ka njoftuar se gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor, ndërsa do të në nisë më 18 janar”, tha Hoti.

“Sa i përket masave në ekonomi. Sipas ministrit të Tregtisë, duhet të shkojmë me zbatimin e masave të deritanishme. Ministria e ka marrë për obligim që me ministrin e Shëndetësisë të takohet me përfaqësuesit e bizneseve për t’u dakorduar për masat e reja, që do të merren javën tjetër për festat e fundvitit”, ka thënë Hoti.

Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, tha se masat e Qeverisë, kanë dhënë rezultat, duke kërkuar ndihmën edhe të qytetarëve në këtë situatë.

“Edhe vendimet e qeverisë kanë bërë që lakorja të mbetet e sheshtë, por ka pasur efekt ky zbatim i masave. Ne do të vazhdojmë me këto masa sepse mund të bie lakorja. IKSHPK-ja, është në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe do të bie po që se marrim masa rigoroze. Ne po e përcjellim, por duhet ndihma e qytetarëve”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi