Hill në Preshevë: SHBA-të e kanë bërë të qartë se Banjska nuk guxon të përsëritet kurrë më

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, gjatë vizitës në Preshevë,  ka folur për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit teksa tha se përgjegjësit duhet të japin llogari.

Hill tha se një incident i tillë nuk duhet të përsëritet kurrë më.

“Është një proces ligjor, dhe bazuar në atë çka ai ka thënë dhe avokatët e tij besoj se duhet të ketë llogaridhënie, Shtetet e Bashkuara kanë pasur një qëndrim  mjaft të qartë që ky ky incident nuk guxon të përsëritet kurrë”, tha Hill.

Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, teksa tha se  Asociacioni është i bazuar në vlerat evropiane dhe ka shtuar se puna rreth kësaj çështje është një punë mjaft komplekse.

Në një konferencë për media, ai është pyetur rreth akuzave se “po ia mban anën Serbisë”.

Hill ka thënë se ai përfaqëson vetëm interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se qëndrimi i SHBA-së është që Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet.

Hill ka thënë se janë të lumtur që Lajçak është në këtë proces.

“Unë jam këtu për të ndjekur dhe promovuar interesat e shtetit tim dhe qëndrimi i SHBA-së është që raportet mes të dyjave vendeve duhet të normalizohen dhe jemi të lumtur me atë që është duke bërë zoti Lajçak”, tha Hill.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi