Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit ka vazhduar traditën e dhurimit të dhuratave për fundvit, duke sjellë gëzim dhe ngrohtësi te fëmijët e Shkollës Speciale për fëmijë me dëmtime intelektuale “Lef Nosi”.
Në këtë aktivitet janë shpërndarë gjithsej 45 dhurata, të cilat kanë sjellë buzëqeshje dhe lumturi tek fëmijët në prag të festave të fundvitit.
Iniciativa u realizua me mbështetjen e LID Market
Ky aktivitet synon të forcojë ndjenjat e bashkëpunimit dhe të dhurojë gëzim për fëmijët që kanë nevoja të veçanta. Ky gjest vjen si një shembull i mirë i angazhimit të të rinjve në veprime sociale, që synojnë të përmirësojnë jetën e komunitetit dhe të nxisin vlera humanitare tek brezat e rinj.









