Haskuka në përkrahje të UÇK-së, vazhdojnë punimet për Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka vizituar kompleksin memorial të dëshmorëve në Landovicë, shkruan Gazeta e Re

Gjatë vizitës ai së bashku me Drejtorin e Ubranizmit, Beni Kizolli dhe Drejtoreshën e Turizmit, Sevil Kazaz kanë inspektuar punimet që po bëhen për renovimin e tërësishëm të këtij objekti, i cili do të shndërrohet në Muzeun e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë muze do të ekspozohen fotografitë, uniformat, armët e kujtimet e ndryshme e luftës së heronjve të UÇK-së ku do të dokumentohen edhe krimet e ushtrisë serbe në Kosovë

“Sakrifica e tyre na solli lirinë, prandaj luftëtarët e UÇK-së duhet dhe do të mbeten të paharruar” ka thënë Haskuka./Gazetaere

 

Kategoritë
LajmeVendi