Hashim Thaçi vendos lule tek varri i babait e përkulet para tij

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka arritur tashmë në Skenderaj.

Hashim Thaçi erdhi në Skenderaj në ditën e tretë të ngushëllimeve që po bëhen tek familja Thaçi me rastin e ndarjes nga jeta të kryefamiljarit Haxhi Thaçi.

Dhomat e Specializuara në Hagë ia pamundësuan ardhjen në varrimin e babait, ndërsa sot Thaçi u soll nën përcjellje të forcave të shtuara të policisë në Skenderaj.

Me të arritur nga Haga në Skenderaj, Thaçi është ndaluar tek varrezat ku edhe ka vendosur kurora lulesh e është përkulur para varrit të babait tashmë të ndjerë, raporton lajmi.net.

Thaçi është ndaluar tek varrezat pasi atij iu pamundësua ardhja në varrimin e babit të hënën.

Forca të shumta policore të huaja po përcjellin nga afër me siguri të shtuar ardhjen e Thaçit në Kosovë./Lajmi.net/

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi