Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale amerikane iu drejtua protestuesve pro Gazës pasi ata ndërprenë fjalimin e saj të fushatës në Glendale, Arizona.
Harris ndaloi fjalimin e saj duke parë atë pjesë në audiencë nga ku po brohorisnin protestuesit dhe u tha atyre se ajo “respektonte” zërat e tyre.
“Më lejoni të flas për këtë për një moment, dhe më pas do t’i rikthehem biznesit në fjalë,” tha ajo, duke shtuar se ajo besonte se “tani është koha” për të rënë dakord për një armëpushim dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtur në Gaza, shkruan The Guardian
“Presidenti dhe unë po punojmë çdo ditë çdo ditë për të arritur marrëveshjen e armëpushimit”, tha ajo.
Ndërhyrja e saj për këtë çështje vjen disa ditë pasi Harris u kundërpërgjigj ndaj një grupi tjetër protestuesish të Gazës në Detroit, Michigan, të cilët po brohorisnin gjatë një fjalimi tjetër të fushatës: “Kamala, Kamala, nuk mund të fshihesh, ne nuk do të votojmë për gjenocid”.
Në përgjigjen e saj, Harris i qortoi demonstruesit duke thënë: “Nëse doni që Donald Trump të fitojë, atëherë thoni këtë”.
Michigan është një shtet kyç me një popullsi të madhe arabo-amerikane që po zhgënjehet gjithnjë e më shumë me trajtimin e luftës në Gaza nga administrata Biden. Një nga protestuesit në Detroit, Salma Hamamy, i tha Mother Jones se përgjigjja e Harris ishte “e dyshimtë”, duke shtuar: “Kjo thjesht tregon paaftësinë e saj për të kuptuar se çfarë thonë zgjedhësit”.