Haradinaj takon ambasadorin amerikan, biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka njoftuar Hovenier për temat e diskutimit gjatë takimeve që ka pasur në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat.

Haradinaj ka kërkuar që të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Gjithashtu, Haradinaj ka falënderuar Hovenier, për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në mbështetje të vizitës që e ka realizuar në Amerikë.

Ndryshe, ai theksoi se aleanca mes Kosovës dhe Amerikës është e përjetshme dhe do të punojnë pa ndalur.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi