Haradinaj bartës i listës dhe kandidatë i AAK-së për President

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kjo parti të premten do prezantojë listën e kandidatëve për deputetë, të cilës do t’i prijë ai, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për media ku prezantuar disa aderime të reja, ka thënë se AAK-ja është e vendosur të kontribuojë në të mirë të vendin dhe me atë si President.

Haradinaj, është shprehur se kjo parti ka programin për të quar vendin përpara.

“AAK-ja është e vendosur të kontribuojë për vendin në parlament dhe me  mua si President. Kemi program që qon Kosovën përpara, dhe për t’ju përballuar sfidave. Ne AAK kemi zgjedhur njerëz që përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Bartës i listës do të jem unë dhe vërtetë është nderë t’i prijë kësaj liste. Të premten do të paraqesim listën e kandidatëve deputetë”, tha Haradinaj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi