Hamasi thotë se ka marrë propozim të ri nga ndërmjetësuesit për armëpushimin në Gaza

Hamasi tha se po e shqyrton me përgjegjësi propozimin e armëpushimit të të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff.

Grupi palestinez i rezistencës Hamas konfirmoi sot se ka marrë një propozim të ri nga ndërmjetësit për një armëpushim në Gaza dhe shkëmbim të burgosurish, transmeton Anadolu.

“Ne po e shqyrtojmë propozimin e (të dërguarit të SHBA-së Steve) Witkoff me përgjegjësi, në një mënyrë që u shërben interesave të popullit tonë, ofron lehtësim dhe çon në një armëpushim të përhershëm në Gaza”, tha Hamasi në një deklaratë.

Nuk u dhanë detaje nga grupi në lidhje me propozimin e ri.

Të mërkurën, Hamasi tha se ka arritur një marrëveshje me Witkoffin mbi një kornizë të përgjithshme për armëpushim të përhershëm në Gaza.

Kategoritë
BotaLajme