Haley tërhiqet zyrtarisht, hap rrugën për përsëritjen e përballjes Trump-Biden

Nikki Haley njoftoi se është tërhequr nga gara për kandidatin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, derisa shtoi se nuk është penduar.

Ajo e hapi fjalimin e saj të mërkurën duke thënë: “Pak më shumë se një vit më parë nisa fushatën time për presidente, kur fillova, thashë se fushata ishte e bazuar në dashurinë time për vendin.

Vetëm javën e kaluar, nëna ime, një emigrante e gjeneratës së parë, votoi për vajzën e saj për presidente. Vetëm në Amerikë.”

Kështu, hapet rruga që ish-presidenti Donald Trump të përballet përsëri me presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit.

Kategoritë
BotaLajme