Hakerat kinezë sulmojnë SHBA-në, drejtori i FBI-së: Po përgatiteshin të shkaktonin kaos në rrjetin elektrik dhe tubacione

Kreu i FBI ka bërë të ditur se byroja federale e hetimeve ka goditur një grup hakerash kinez të cilët po përpiqeshin të dëmtonin siteme të rëndësishme të SHBA.

SHBA-ja ka arritur të bllokojë përpjekjet e hakerave të një grupi të sponsorizuar nga Kina që kishte për qëllim dëmtimin e infrastrukturës kryesore publike si rrjetin elektrik dhe tubacionet.

Kështu ka pretenduar, Drejtori i FBI-së Christopher Wray i cili theksoi se grupi “Volt Typhoon” hakoi qindra databaza zyrash për të hyrë në të dhënat mbi asetet e shteteve të bashkuara të amerikës

”Hakerët po përgatiteshin të “shkaktonin kaos dhe të dëme të konsiderueshme në botën reale për qytetarët dhe komunitetet amerikane”.

Wray i tha komitetit të Kongresit amerikan se Kina po përgatitet në rast të një konflikti armiqësor.

”Kur Kina vendos se ka ardhur koha për të goditur, ajo nuk është e fokusuar vetëm në objektiva politike apo ushtarake”.

Qeveria kineze ende nuk i është përgjigjur akuzave.

Megjithatë, ajo ka mohuar më parë akuzat për ndonjë luftë kibernetike të sponsorizuar nga shteti kundër vendeve të tjera.

Në seancën dëgjimore të së mërkurës të Komiteti të Përzgjedhur për Konkurrencën ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, kjo çështje u cilësua si kërcënuese dhe me jo pak rrezik.

Komiteti është kritikuar nga Pekini, i cili i ka bërë thirrje komitetit të “heqë paragjykimet ideologjike dhe mentalitetin e Luftës së Ftohtë në zero”.

Ekspertët e sigurisë kibernetike në SHBA kanë paralajmëruar më parë se Kina po synon infrastrukturën në mënyrë që të vendosë bazat e mundshme për ndërprerjen e komunikimeve në rast konflikti.

Por zoti Ëray përshkroi burimet e Pekinit të dedikuara për luftën kibernetike në detaje dhe tha se programi i hakerave të Kinës ishte më i madh se çdo komb tjetër i madh së bashku.

Ai tha gjithashtu se agjentët kibernetikë të FBI-së ishin më të shumtë se homologët e tyre kinezë me 50 me 1.

Kategoritë
BotaLajme