Hajnat me armë në Prishtinë ja vjedhin 200 euro një femrës

Mbrëmë, rreth orës 18:30, Policia e Kosovës ka marr një ankesë nga një femër kosovare se dy persona të maskuar dhe me armë i kanë grabitur një shumë parash.

Sipas raportit të Policisë, bëhet fjalë për një shumë prej 200 euro.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Vlen të theksojmë që vjedhjet janë rritur shumë kohët e fundit.

Kategoritë
LajmeVendi