Guerot e Rohde: Do të ishte dëshpëruese nëse procesi për 4 kryetarët në Veri do të ngecte diku

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde, kanë folur në një intervistë për RTV Dukagjini lidhur me procesin e nisur për shkarkimin e 4 kryetarëve në Veri përmes peticionit.

Gueort ka thënë se është gjë shumë pozitive që serbët e Kosovës po përdorin një kanal që është vendosur brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, megjithatë ka thënë se do të ishte dëshpëruese nëse procesi do të ngecte diku.

“Mendoj se është zhvillim pozitiv dhe serbët e Kosovës po përdorin kanalin që është vendosur brenda institucioneve të Republikës së Kosovës dhe është më mirë sesa ti bojkotojnë. Por nëse ky proces diku do të jetë dëshpërim”, ka thënë Guerot.

Me qëndrimin e ambasadorit francez është pajtuar edhe Jorn Rohde. Ambasadori gjerman ka thënë se do të ishte dëshpëruese nëse procesi do të bllokohej diku.

Rohde i ka bërë thirrje Serbisë që të kërkojë nga serbët lokalë kthim në institucione të Republikës së Kosovës.

“Serbët kanë marrë pjesë dhe kjo tregon se ata dëshirojnë se ata dëshirojnë të mbarojnë këtë proces. Dhe siç tha Olivier do të jetë një dëshpërim i madh nëse kjo ngecë diku, sepse ne dëshirojmë rezultate sepse kryetarët kanë marrë 2-3% të votave. I bëjmë thirrje Serbisë që t’i ftojë serbët që të kthehen në institucione dhe të marrin pjesë në proceset e Kosovës. Do të shohim integrim dhe jo konfrontim. Do ta shohim si do të zgjidhet, deri tash duket se po shkon mirë”, ka thënë Rohde.

Kategoritë
LajmeVendi