Grupi i parë i vaksinave kineze kundër COVID-19 nesër mbërrin në Turqi

Siç njoftoi kompania ajrore Turkisht Airlines, vaksinat fillimisht do të dorëzohen në Aeroportin e Stambollit, pastaj do të dërgohen në kryeqytetin Ankara

Grupi i parë i vaksinave kineze kundër koronavirusit të ri (COVID-19), respektivisht 3 milionë doza, gjatë ditës së nesërme nga Kina do të sillen në Turqi përmes fluturimit Pekin-Stamboll të kompanisë ajrore Turkish Airlines, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi kompania ajrore Turkisht Airlines, vaksinat fillimisht do të dorëzohen në Aeroportin e Stambollit, pastaj do të dërgohen në kryeqytetin Ankara.

Avioni i tipit Boeing 777, me 17 kontejnerë vaksinash, pritet të mbërrijë në Aeroportin e Stambollit në orën 6:10 sipas kohës lokale.

Më herët gjatë javës, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se vendi i tij do të marrë gjithsej 50 milionë doza të vaksinës së prodhuar nga kompania kineze Sinovac, prej të cilave 20 milonë do të dorëzohen gjatë muajit dhjetor dhe janar.

Koca po ashtu njoftoi se Turqia do të blejë 30 milionë doza të tjera të vaksinës së zhvilluar nga kompania mjekësore BioNTech me bazë në Gjermani.

Kategoritë
BotaLajme