Ministria e Jashtme greke, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka shtyrë sërish afatin e heqjes së masave kufizuese në kufirin me Shqipërinë.
Sipas njoftimit, të njëjtat masa do të vazhdojnë deri më datë 21 qershor, ndërkohë që i vetmi ndryshim është në doganën e Kakavijës, ku është rritur numri i personave që mund të kalojnë, duke shkuar në 1500 në ditë.
Aktualisht në Greqi nga pika kufitare e Kakavijës dhe Qafë-Botës mund të hyjnë në tokën greke vetëm ata persona që kanë kontrata pune dhe dokumente greke ose të një vendi tjetër të BE.