“Greqia në tetor shkeli kufijtë ajror dhe detar turk në mënyrë të përsëritur”

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se muajin e kaluar po ashtu kanë ndodhur 15 incidente të avionëve që u ngacmuan dhe se anijet e marinës greke kryen 192 vizita në ishuj të çmilitarizuar në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare.

Greqia gjatë muajit tetor ka shkelur hapësirën ajrore turke 42 herë dhe kufijtë detar shtatë herë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se muajin e kaluar po ashtu kanë ndodhur 15 incidente të avionëve që u ngacmuan dhe se anijet e marinës greke kryen 192 vizita në ishuj të çmilitarizuar në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare.

“Megjithëse ne (Turqia) kemi treguar gjithmonë se respektojmë kufijtë dhe të drejtat e fqinjëve tanë dhe qëndrojmë për paqe, miqësi, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim, Greqia vazhdon të rrisë tensionet”, tha ministria turke.

Më tej, theksohet se Greqia po bën “të gjitha llojet e përpjekjeve provokuese për të përshkallëzuar tensionet”, të tilla si deklarimi i një zone stërvitjesh në Egjeun Verior që përfshin ishullin e çmilitarizuar Samothrece, në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare.

Ministria tha se forcat e armatosura turke do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) në Egje dhe Mesdheun Lindor.

“Forcat e armatosura turke vazhdojnë të jenë garantues i paqes dhe sigurisë në Qipro, në përputhje me garancitë dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ministria.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet