Gratë në Gazë lindin foshnjat me prerje cezariane, nuk përdoret fare anestezion – uthulla përdoret si mjet për dezinfektim

Sipas të dhënave të UNFPA-së, në Gazë aktualisht gjenden 50 mijë shtatzëna, e 5.500 prej tyre duhet të sjellin në jetë fëmijët brenda këtij muaji.

Shumica prej tyre lirohen disa orë pasi pranohen në spital. Shtatzënat në Gazë përjetojnë makthin nga sulmet e vazhdueshme ajrore të izraelitëve, transmeton Telegrafi.

E tani pas shkatërrimit të objektit dhe mungesës së ilaçeve, ujit të pijshëm e energjisë elektrike, po detyrohen t’i nënshtrohen prerjes cezariane pa anestezion, duke e shfrytëzuar stafi uthullën si mjet për dezinfektim të ambientit ku kryhen intervenimet.E lindjet me prerje cezariane po ndodhin nga frika dhe stresi tek shtatzënat. Ka edhe shumë lindje të parakohshme që është një rrezik shtesë, pasi nuk kanë pajisje adekuate për t’u kujdesur për pacientet.Kështu të paktën pretendon mjeku Naser Bulbul nga spitali al-Shifa për agjencinë e Kombeve të Bashkuara, UNFPA. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi