Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndanë mish kurbani për mbi 3.500 familje në Kosovë

Mishi i kurbaneve të therura në kuadër të organizimit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke u shpërnda tek familjet në nevojë në të gjithë vendin me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Kosovës.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) realizoi therje të kurbaneve në qytetin e Prizrenit, në jug të Kosovës, duke mbështetur mbi 3.500 familje në nevojë, raporton Anadolu.

Në kuadër të organizimit për therjen e kurbaneve me autorizim nga donatorët, Gjysmëhëna e Kuqe Turke kreu therjen e kurbaneve në qytetin e Prizrenit.

Shefi i ekipit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Kosovë, Utkuhan Yildirim, në fjalën e tij tha se me rastin e Kurban Bajramit janë takuar në terren me qytetarët dhe kanë sjellë mesazhe vëllazërie dhe solidariteti nga Turqia.

“Kemi sjellë përshëndetje nga Turqia dhe nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke. Jemi shumë të lumtur që jemi bashkë. Gëzuar Kurban Bajramin, u sjelltë begati”, tha ai.

Yildirim theksoi se therjet e kurbaneve, të realizuara mbi bazën e autorizimeve të dhëna nga donatorët, janë kryer nën mbikëqyrjen e ekipeve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe kontrollin e veterinerëve.

Ai bëri të ditur se therjet janë realizuar në përputhje me rregullat islame dhe standardet higjienike, ndërsa synohet që mishi i kurbanit të shpërndahet tek më shumë se 3 mijë e 500 familje në nevojë në mbarë Kosovën.

Yildirim shtoi se si shenjë e mikpritjes turke pas faljes së namazit të Bajramit qytetarëve u janë shpërndarë llokume.

Mishi i kurbaneve të therura në kuadër të organizimit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke u shpërnda tek familjet në nevojë në të gjithë vendin me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Kosovës.

Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë mish kurbani për rreth 30 mijë persona në nevojë në vendet e Ballkanit, përfshirë Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Kategoritë
LajmeVendi