Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE-së kundër shtrenjtimit të rrymës

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar padinë e dorëzuar ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind.
Lajmin e bëri të ditur avokati Ardian Bajraktari. Ai paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit kundër këtij aktvendimi.
“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi. Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!”, shkroi në fb, avokati Bajraktari

Kategoritë
LajmeVendi